Barcelona ka nisur të shfaq interesim për futbollistin e Real Sociedadit, Adnan Januzaj, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Sipas raportimit të ‘TodoFichajes’, thuhet se Januzaj nuk po mendon të vazhdoj qëndrimin në ‘San Sebastian’, që nga kur Barca ka nisur interesimin.
‘TodoFichajes’ ka raportuar se 26 vjeçari dhe klubi katalunas kanë nisur bisedimet më lojtarin për një kalim të mundshëm.
Blaugranët nuk janë në gjendje të mirë financiare, andaj blerja e Januzajt nuk do të ishte problem për ta.
Anësori aktualisht ka vlerën në treg rreth 12 milionë euro, sipas ‘Transfermarkt’.
Januzaj u transferua tek Real Sociedadi në vitin 2017 dhe kontrata e tij vazhdon deri në vitin e 2022.
Kujtojmë që trajneri i Barcelonës, Xavi, tashmë ka marrë dritën jeshile sa i përket transferimeve dhe në janar pritet të bëhen blerjet e para në ‘Camp Nou’, nën urdhërat e ish-kapitenit.
26 vjeçari gjatë këtij sezoni ka shënuar një gol në 16 paraqitje me Real Socedadin/Gazeta Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.