×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona vë në shitje Coutinhon

    Reporteri
    07 Dhjetor 2021 | 17:03

    Barcelona ka vendosur të nxjerrë në shitje brazilianin Philipe Coutinho.

    29 vjeçari asnjëherë nuk arriti të tregoj vetën dhe formën e tij të mirë që kishte kur u transferua në ‘Camp Nou’, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Me këtë duket të jenë lodhur blaugranët, të cilët kanë vendosur ta nxjerrin atë në shitje.

    Coutinho u transferua tek Barcelona në vitin 2018, pas një forme të jashtëzakonshme tek Liverpooli.

    Braziliani në klubin katalanas nuk tregoi paraqitje të mirë duke humbur kështu vendin e startuesit.

    Në vitin 2020, Cou u huazua tek Bayern Munich për një edicion dhe në fund të sezonit u rikthyer sërish në Spanjë.

    Sipas raportimit të mediave të huaja thuhet se për blerjën e Coutinhos ka shfaqur interesim klubi anglez, Newcastle, megjithatë akoma nuk ka asgjë zyrtare.

    Kujtojmë që Barcelona është duke kaluar në një krizë financiare dhe shitja e brazilianite do të ishte një mundësi e mirë për të marrë veten financiarisht./Gazeta Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!