×
  • Sport
  • Sport

    Bartomeu thyen heshtjen dhe flet për çështjen Messi, tregon pse nuk e la ‘Pleshtin’ të largohet nga Barça

    Reporteri
    20 Shtator 2020 | 17:21

    Lionel Messi ishte emri më i përfolur në këtë merkato pasi kishte dërguar kërkesën për largim nga Barcelona


    Por, një gjë e tillë nuk ndodhi me argjentinasin që vendosi të qëndronte edhe për një vit te Barcelona, shkruan Reporteri.net

    Messi kishte akzuar Bartomeun duke thënë se ai nuk e kishte mbajtur fjalën e dhënë.

    Tani është vetë Presidenti i Barcelonës që ka folur rreth çështjes së Messit në një intervistë për Goal.

    “Nuk mund ta lejoja futbollistin më të mirë në botë që të largohej. Skuadra ka nevojë për të, ai garanton sukses. Gjërat duhet të diskutohen në shtëpi. Duhet mbështetur skuadra dhe lojtarët,” ka thënë Bartomeu.

    “Si president, nuk do të hyj në asnjë konflikt me Messin. Messi është kapiteni ynë, lideri jonë. Çështja është lënë. Ajo që është thënë, është thënë,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!