Bashkëlojtaret dhe miqtë e futbollistes së ndjerë, Florijana Ismaili, e kanë përkujtuar atë në një mënyrë të veçantë. Kjo është zgjedhur të bëhet nëpërmjet tatuazheve të cilat i kanë vizatuar.
”Kapela dhe një shkrim Fl9″ është simboli me të cilin e përkujtojnë miqtë dhe koleget e shqiptares që mbrojti edhe ngjyrat e Kombëtares së Zvicrës.
Numri 9 ishte numri që e ka bartur për vite në fanellën e saj. Fotoja është postuar në rrjetin social Instagram e cila është postuar nga Francesca Kahlo, e cila ishte poashtu bashkëlojtare e Florijanës tek Zvicra.
Trupi i ndjerë i Florijanës u gjend të martën në liqenin e Comos në Itali, nga ku dyshohej se ka rënë. Ajo u gjend në 204 metra thellësi nga autoritetet Italiane.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.