Vanessa Bryant, bashkëshortja e Kobe Bryant, i ka bërë një dedikim emocionues burrit të saj të ndjerë.
Ajo publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto me Kobe, duke i dedikuar atij disa fjalë prekëse, shkruan lajmi.net.
“Për Shën Valentinin tim të përhershëm, të dua shumë. Më mungon kaq shumë në festën tënde të preferuar. Të dua përgjithmonë. Puthje për ty dhe për Gigin në parajsë. Gëzuar Shën Valentinin zemrat e mia”- shkruan Vanessa krahas fotos së shoqëruar me këngën “Tell him” të Lauryn Hill.
Më 26 janar legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, humbi jetën në një aksident me helikopter, së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare, Gianna dhe 7 persona të tjerë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.