Problemet për Enes Kanter, të cilat janë të lidhura me politikën turke, duket se nuk kanë të ndalur.
Ylli i Boston Celtics ka komentuar përsëri gjendjen alarmante në Turqi, duke rikujtuar problemet me të cilat ai përballet, edhe pse jetën e tij e bën në SHBA.
Lojtari i Celtics, ka thënë se turqit nuk mund të lihen në duart e një diktatori, duke shfaqur shqetësimin e tij për bashkëkombësit e tij.
“Turqia nuk mund të lihet në fatin e një diktatori. Njerëzit e dinë historinë time, pasi unë luaj në NBA, por ka me mijëra familje në Turqi që kanë histori më të këqija se unë” ka thënë basketbollisti i Boston Celtics.
Enes Kanter është kërcënuar me arrestim nga qeveria turke, pas komenteve të lojtarin anti – Erdogan.
Ai nuk kishte pasur guximin të luante as në miqësoret që ish skuadra e tij asokohe, New York Knicks, luante në Londër.
Kujtojmë se edhe familja e yllit të NBA është kërcënuar, madje edhe me heqje të shtetësisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.