Kombëtarja e Kosovës sot do ta luajë ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian që mbahet vitin e ardhshëm.
“Dardanët” do të ndeshen me Zvicrën sonte me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” që pritet të jetë i stërmbushur.
Kosova ka tri barazime dhe një humbje në këtë kampanjë kualifikuese dhe gjendet buzë eliminimit.
Kurse, Zvicra i prin grupit I me 10 pikë, dy më shumë se Rumania.
Kurse, bastoret sportive nuk i japin gjasa Kosovës në ndeshjen ndaj Zvicrës.
Sipas Bet365, fitorja e Kosovës kuotohet me 4.75, barazimi me 3.75, kurse fitorja e Zvicrës me 1.73.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.