×
  • Sport
  • Sport

    Batatina: Falë vëllezërve të mi nga diaspora mezi po ia dalim

    Reporteri
    29 Tetor 2020 | 17:28

    Futbolli kosovar po rrezikon t’i humbas edhe ata donatorë të paktë që i ka.


    Prijësit e klubeve ndihen të lodhur duke dhënë para prej vitesh në futboll. Kurse, pandemia ka ndikuar keq te bizneset e tyre dhe po paralajmërojnë mundësi tërheqjeje nga futbolli.

    Familja Batatina, ankohen se bizneset e tyre i ka prekur pandemia dhe po e kanë shumë problem t’i vazhdojnë investimet në futboll.

    Llapi qe disa vite sponsorohet nga familja Batatina, disa anëtarë të së cilës jetojnë dhe veprojnë në diasporë, e disa në Kosovë.

    Njëri prej vëllezërve, Tahir Batatina, tregon për vështirësitë e familjes së tij që po i dalin në financimin e Llapit.

    “Ne si Llap e kemi mjaft të vështirë ta përballojmë këtë situatë. Ne po ia dalim falë donatorëve që i kemi jashtë, pra vëllezërve të mi, që po e japin maksimumin. Do të ishte mjaft e vështirë t’ia dalim me mjetet që i kemi në Kosovë, edhe pse e kam ndërmarrjen time. Ne deri më tash jemi duke ia dalë mjaft mirë me paga dhe me kontrata, jemi mirë financiarisht. Por, sa do të mund t’ia dalim pa na përkrahur institucionet, do të jetë shumë e vështirë. Hajde këtë sezon po e kalojmë, por çka do të ndodhë në edicionin e ardhshëm!”, thotë Batatina për Express.

    Ai pohon se duhet bërë presion mbi Qeveri dhe FFK që ato t’ia ofrojnë dorën e ndihmës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!