×
  • Sport
  • Sport

    Batatina pas fitores: Me këtë formë edhe Romën e Mourinhos e kishim deklasuar

    Reporteri
    23 Prill 2022 | 20:52

    Skuadra e Llapit ka shënuar fitore shumë të rëndësishme sot në Drenas, shkruan Reporteri.net.

    Skuadra nga Podujeva ka mposhtur atë të Feronikelit me rezultat 0-2.

    Pas kësaj humbje, skuadra nga Drenasi për herë të parë pas 10 vitesh ka dalur nga Superliga e Kosovës.

    Ndërkaq, trajneri i Llapit, Tahir Batatina, me anë të një postimi në Facebook ka krahasuar skuadrën që ai udhëheq me atë të Romës.

    “Me formën momentale që kemi tash edhe Romën e Mourinhos e kishim deklasuar futboll. Forca djema, Vazhdojmë”, shkroi ai.

    Veç të tjerash, pas 30 xhirove, Llapi pozicionohet në vendin e katërt me 50 pikë, kurse Feronikeli në vendin e fundit ka 12 pikë.

    Xhiroja e 31-të do të luhet në mesjavë.

    Llapi udhëton te Malisheva kurse Feronikeli i shkon Dukagjinit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!