×
  • Sport
  • Sport

    Batatina shpallë kandidaturën: Jam i gatshëm të marrë drejtimin e Kosovës

    Reporteri
    02 Korrik 2023 | 23:26

    Trajneri Tahir Batatina ka shpallur kandidaturën për përzgjedhës të Kombëtares së Kosovës.

    ”Jam i gatshëm që pas 10 viteve te Llapi të menaxhoj një kombëtare siç është Kosova,” tha ai.

    Tutje, Batatina shtoi se tani është më lehtë të udhëhiqet Kosova, nga vitet e mëhershme.

    ”Duke e ditur që është më e lehtë sesa vitet e mëhershme, me vetë faktin që nuk kemi qenë të pranuar në FIFA, grumbullimi i lojtarëve ka qenë i vështirë, besimi për të ardhur Kosova ka qenë shumë i vështirë,” tha Batatina në emisionin ‘Dueli sportiv’ në TV Dukagjini.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!