Dje tema kryesore e ditës ishin lojtarët e Kombëtares së Futsallit të Kosovës, të cilët fotografuan duke pirë cigare në aeroport
Më pas ishte Oso Gjinovci, i cili kishte dhënë një arsyetim qesharak duke thënë se e kanë dhezur nga një cigare pasi njëri nga bashkëlojtarët kishte ditëlindjen, shkruan Reporteri.net
Ndërkaq, sot trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka treguar se çfarë do t’i bënte futbollistëve të tij në rast se ata do të ishin konsumues të duhanit.
“Vetëm do të kisha pritur deri sa të futemi në zhveshtore. Jua kisha blerë nga një pako duhan dhe në prezencë të të tjerëve, jua kisha shqyer kontratë, dhe i kisha treguar se vetëm mund të përshëndetin me mua dhe bashkëlojtarët dhe kurrë në jetë nuk kishin pasur mundësi të jenë lojtar të mi,” ka thënë Batatina. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.