Bayer Leverkusen ka fituar me rezultat 5-0 kundër Bochum dhe ka bërë historinë duke e dërguar në 50 numrin e ndeshjeve pa humbje këtë sezon në të gjitha kompeticionet, shkruan Reporteri.net.
Kampionët e Bundesligës gjermane dhe finalistët e Europa League kanë 362 ditë pa humbje, ku disfata e fundit vinte një vit më parë, pikërisht kundër Bochum.
Schick, Boniface, Adli, Stanisic dhe Grimaldo ishin autorët e golave për Leverkusen.
Të martën mbrëma Leverkusen dhe Xhaka luajnë finalen e Europa League dhe do të kërkojnë të shpallen kampion dhe të vazhdojnë serinë pa humbje. /Reporteri.net/.