Skuadra gjermane, Bayern Munichi raportohet se ka marrë vendim për t’i ofruar një kontratë të re lojtarit gjerman, Thomas Muller, përcjell Reporteri.net.
Mediumi “Bild” ka raportuar se zyrtarët e klubit gjerman kanë bërë hapin e parë të tyre për t’i ofruar lojtarit një kontratë të re.
Vlen të përmendet se 32-vjeçari vlerësohet si një prej lojtarëve kyç te kampioni gjerman, teksa deri më tani ka shënuar 226 gola në 618 paraqitje në të gjitha garat.
Kontrata e Muller, i njohur për asistet e tij në Bundesliga, i skadon në qershorin e vitit të ardhshëm.
Megjithatë, për lojtarin gjerman kanë nisur interesimet në Ligën Premier, ku Manchester United si dhe Newcastle United kanë nisur një garë ndërmjet tyre për të siguruar shërbimet e lojtarit të bavarezëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.