Bayern Munchen nuk janë gati për t’u dorëzuar për blerjen e kapitenit të Tottenhamit, Harry Kane pasi që ata janë duke e përgatitur ofertën e katër për të.
Deri me tani Bayernit i janë refuzuar tri oferta nga Spurs këtë verë por ata si duket nuk janë dorëzuar dhe janë duke e përgatitur një tjetër ofertë, sipas Sky Sport në Gjermani.
Oferta e fundit pritet të jetë 110 milionë euro me bavarezët që mendojnë se kjo shumë do të jetë e mjaftueshme që ta marrin Kane nga skuadra e Londrës Veriore. Thuhet se sulmuesi dëshiron që ky problem të zgjidhet gjatë kësaj jave dhe nëse nuk ndodh atëherë nga java tjetër ai pret të qëndrojë në Spurs.
Bayern ende nuk është forcuar në sulm këtë verë derisa ka blerë Kim Min-jae, Konrad Laimer dhe Raphael Guerreiro. Largimi i Sadio Manes ka lënë vend për një sulmues dhe Thomas Tuchel është i përkushtuar për ta blerë Kane.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.