Bayern Munchen e ka konfirmuar sonte dominimin kundër Barcelonës viteve të fundit. Kampioni gjerman e ka mposhtur skuadrën katalunase me rezultat 3-0. Muller (31), Sane (43) dhe Musiala (62) ishin realizator në ndeshjen kryesore të Ligës së Kampionëve sonte
Barcelona nuk do të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve për Vitin e Ri.
Skuadra katalunase është mposhtur sonte në Allianz Arena me rezultat të thellë 3-0 për ta konfirmuar kështu vetën lider të grupit E më 18 pikë nga 6 ndeshje të zhvilluara.
Rekordi i Bayernit në këtë grup të Ligës së Kampionëve ishte i dukshëm dhe ajo është skuadra e dytë që i fiton të gjitha ndeshjet në grup pas Livepool.
Pjesa e parë e kësaj ndeshje nisi më mirë për Barcelonën, ku skuadra e Xavit pati disa kundërzbritje të mira në drejtim të portës se Neuer.
Megjithatë Bayerni, ashtu si në ndeshjen e parë në Camp Nou i ndezi motorët pas minutës së 20-të.
Robert Lewandowski do të tregonte klasin e tij me një driblim që ia bëri Piques dhe pastaj kroson me të djathtën e tij në drejtim të Muller i cili shënon një gol të çuditshëm në minutën e 31-të të ndeshjes.
Bayerni do të vazhdonte të ishte një skuadër më e mirë në fushë dhe kjo konfirmohet edhe në minutën e 43-të ku Leroy Sane merr një top nga Coman për të plasuar një goditje të fuqishme në drejtim të Ter Stegen nga më shumë se 25 metra, duke shënuar kështu një gol të bukur.
Pjesa e dytë fillon me një dominim më të lehtë të Barcelonës por që aksionet e tyre ishin tepër jo produktive.
Dembele pati një mundësi të mirë për të shënuar në minutën e 55-të por ai e huqi topin komplet, i cili mandej përfundoi jashtë fushe.
Bayerni do ia jepte goditjen përfundimtare Barcelonës në minutën e 62-të. Këmbëshpejti Alphonso Davies depërtoi nga krahu i majtë dhe në vijë fundore arriti që ta pasojë topin për Musialan i cili nuk e pati të vështirë që të shënojë golin e tretë.
Pjesa tjetër e lojës ishte monotone. Me Bayernin që bënin pasime të pafundme dhe Barcelonën që ishte e pafuqishme për të bërë diç më shumë në këtë ndeshje.
Bayerni me këtë fitore e konfirmon vendin e parë me pikë 100 për qind nga gjashtë ndeshjet në grupe dhe Barcelonën e cila do të luan në Europa Ligë vitin e ardhshëm për shkak se Sportingu i Lisbonës mposhti Dinamon e Kievit për të për të përfunduar në vendin e dytë me 8 pikë, një më shumë se Barcelona që ka 7 në vendin e tretë.
Dinamo e Kievit i ka dhënë fund garave europiane për këtë sezon pasi që përfundoi si e fundit në Grupin E të Ligës së Kampionëve me vetëm një pikë.