Java e 31-të në Bundesliga mund t’ia sigurojë Bayern Munichut titullin e kampionit për sezonin 2019/2020 në kampionatin gjerman.
Këtë xhiro bavarezët janë mysafirë të Werder Bremenit në Weser Stadium, ku fitorja eventuale do t’i shpallte kampionë.
Lideri në tabelën e elitës së futbollit gjerman ka shtatë pikë më shumë se përcjellësi i parë, Borussia Dortmund, prandaj me tri pikë të reja do të shpallej kampion edhe matematikisht, duke qenë se (bashkë me këtë javë) kanë mbetur katër xhiro për t’u zhvilluar.
Të zgjedhurit e Hansi Flick nuk pritet të bëjnë ndonjë gabim në ndeshjet e mbetura, ashtu që padyshim se do të fitojnë titullin e Gjermanisë për herë të 30-të në histori.
Nga ana tjetër, Werder Bremeni, ku aktivizohet anësori i Kosovës, Milot Rashica, ndodhet në zonën e rrezikut dhe humbja eventuale do t’i përkeqësonte shumë gjërat në luftën për mbijetesë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.