×
  • Sport
  • Sport

    Bayerni triumfon në Paris, mund me rezultat minimal PSG-në

    Reporteri
    14 Shkurt 2023 | 23:01

    Bayerni i ka mbijetuar një fundi të furishëm të PSG-së për fitore të madhe në “Parkun e Princave”. Kampioni gjerman fitoi 1:0 të martën mbrëma ndaj PSG-së në ndeshjen e parë të një të tetës së finales të Ligës së Kampionëve.

    Bayerni ndeshjen e dytë e luan në shtëpi dhe është në pozitë të mirë për t’u kualifikuar në çerekfinale.

    Sfida është vendosur në minutën e 53-të, kur Kingsley Coman shënoi me një goditje të saktë nga zona.

    Vetëm më pas kampioni i Francës, PSG-ja, është hedhur në sulm. Një gol i Kylian Mbappes është anuluar për pozitë jashtë loje, ndërsa kanë provuar edhe Lionel Messi dhe Neymari.

    Mbappe është kthyer papritur nga një lëndim dhe është aktivizuar si zëvendësues. Si zakonisht ka bërë dallimin, por pa konkretizim.

    Benjamin Pavard i Bayernit është përjashtuar pas kartonit të dytë të verdhë, në minutën e 92-të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!