×
  • Sport
  • Show Time
  • Show Time

    Bebe Rexha pranon si dhuratë një fanellë të Kombëtares së njohur

    Reporteri
    28 Shtator 2019 | 13:49

    Artistja e njohur, Bebe Rexha, ka mbajtur së fundmi një koncert gjigant në Rio de Janiero të Brazilit.


    Ajo ka interpretuar para mijëra fansave atje, në kuadër të turneut muzikor që 30-vjeçarja po mban bashkë me Jonas Brothers në Amerikë.

    Teksa ka qëndruar në qytetin e famshëm brazilian, këngëtarja shqiptare është mirëpritur nga latinët, të cilët nuk munguan me mijëra prej tyre në koncertin e saj.

    Artistes me origjinë shqiptare gjithashtu i është dhuruar në shenjë nderi një fanellë e Kombëtares së Brazilit, me emër të personalizuar në pjesën e prapme.

    E lumtur për këtë dhuratë që mori, Bebe Rexha, nuk hezitoi që të ndajë me fansat në InstaStory një imazh, ku shfaqej duke pozuar me fanellën e verdhë.

    Ndërkohë, gjatë ditës ajo u shfaq me po të njëjtën fanellë të Kombëtares Braziliane, në takimin ku asaj iu dhurua mirënjohja “platinum” për sukseset e arritura me këngët: “Meant to be”, “I’m a mess”, “I got you” dhe “Last hurrah”, shkruan Telegrafi.

    Artistja shqiptare ka qenë shumë e suksesshme këtë vit me koncerte e projekte muzikore të shumta, duke u shndërruar në një prej yjeve të pop-it më të përfolur në industrinë e muzikës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!