×
  • Sport
  • Sport

    Befason Ter Stegen: Nuk shoh ndeshje të futbollit, nuk i njoh as kundërshtarët

    Reporteri
    29 Mars 2020 | 19:55

    Dalje surprizë e Marc-Andrè Ter Stegen, por jo nga porta në fushën e blertë.


    Nuk është e e rrallë të dëgjosh autorë që thonë se nuk i ndjekin shfaqjet ku ata vetë marrin pjesë, por është e pabesueshme të dëgjosh një futbollist të thotë se nuk e sheh futbollin.

    “Nuk shoh shumë ndeshje, vetëm kur janë përbajlle të mëdha ose kur e di që luan një miku im. Kam një kujtesë shumë të keqe, njoh emrat e shumë pak kundërsharëve. Pastaj, kur rishoh ndeshjet, i njoh, e di kush janë dhe lëvizjet që bëjnë. Diçka e çuditshme…”

    Ter Stegen më pas foli për izolimin për shkak të emergjencës së Koronavirusit:

    “Futbolli nuk është prioritet, duhet qëndruar në shtëpi. Për mua nuk është ndonjë problem i madh, duke parë që jam person shumë i qetë. Në Barcelonë ndihem mirë, më kanë mirëpritur, por mbetem gjerman në sjellejn time. Per shembull, jam shumë i përpiktë.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!