×
  • Sport
  • Sport

    Befason Zidane: Ky është objektivi ynë për sezonin e ardhshëm

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 23:55

    Zinedine Zidane është duke synuar suksesin në ligë me Realin e Madridit për sezonin e ardhshëm duke anashkaluar një tjetër titull të Ligës së Kampionëve.


    Francezi udhëhëqi “Los Blancos” drejt titullit të La Ligas gjatë sezonit 2016/17, por Barcelona janë në rrugë për titullin e katërt brenda pesë viteve, shkruan Reporteri.net

    “Ne kemi fituar 33 tituj të Ligës”, tha Zidane. “Sa ka fituar Barcelona? Ata kanë bërë punë të mirë kohëve të fundit dhe ju duhet t’i uroni ata.

    “Por nëse flasim për figurat e Real Madridit, ne kemi më shumë tituj të La Ligas dhe unë nuk po e them këtë ta mbroj vetën, por sepse ju po më thoni se Barcelona është duke bërë më mirë në Ligë kohëve të fundit.

    “Ne duhet të ndryshojmë këtë dinamikë. Unë mund të ju them juve se, ne do ta startojmë La Ligan sezonin tjetër në mënyrën më të mirë të mundshëm. Ne duhet ta bëjmë La Ligan objektivin kryesor për vitin e ardhshëm”, ka thënë Zidane.

    Zidane gjatë herës së parë si trajner i Real Madridit kishte arritur që të fitonte tre herë radhazi Ligën e Kampionëve. Ai kishte fituar poashtu një titull të La Ligas./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!