×
  • Sport
  • Sport

    Behrami: Deri sot asnjë njeri nuk ka ardhë me më thanë ‘Valon a po vjen në Kosovë me lu, a po vjen me na nimu’

    Reporteri
    12 Mars 2021 | 13:09

    Mesfushori shqiptar Valon Behrami për herë të parë ka rrëfyer arsyen se pse nuk erdhi të luaj për Kombëtaren e Kosovës.


    Në një intervistë 4 herë pjesëmarrësi në kampionate botërore, ka thënë se Kosova nuk ka qenë e interesuar për të.

    “E para sen, kërkush s’ka ardh me mu me fol ftyrë-ftyrë. Deri sot, familja ime e din, një njeri s’ka ardh me më fol në ftyrë mua. Një njeri nuk ka ardh me m’thanë, Valon a po vjen në Kosovë me lu, a po vjen me na nimue? A ka ardh dikush? Jo! “, ka thënë Behrami për Indeksonline.

    Tutje Behrami thotë se të gjithë kanë folur për para dhe kanë thënë se shqiptarët zgjedhin Përfaqësuesen e Zvicres pasi që atje paguhen.

    Por ai thotë se kjo nuk është e vërtetë, sepse marrin vetëm premia dhe jo pagë.

    “Krejt kanë fol për pare. Po çfarë pare kam marrë unë në Zvicër? Kurrë s’kom fol për pare. Ne që kemi lujtë për Zvicrën, nuk kemi menu kurrë për pare. Ti mendon që ata që lujnë për Kosovën me mrri në kampionatin botëror nuk marrin pare a?! Njerëzia kur nuk i din senet flasin. Na nuk kena rrogë në Zvicër, na kemi veç premia”, ka thënë Behrami.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!