×
  • Sport
  • Sport

    Belotti shënon dy gola, Torina rikthen rezultatin kundër Milanit

    Reporteri
    26 Shtator 2019 | 23:22

    Milani ka pësuar humbje në udhëtim te Torino 2-1, me skuadrën vendase që e përmbysi epërsinë e Rossonerëve.


    Pjesa e parë i takoi mysafirëve të cilët shpejt gjetën edhe golin e epërsisë.
    Ishte minuta e 18-të e ndeshjes, kur polaku Piatek realizoi nga penalltia për 0-1.

    Milani vazhdoi të sulmonte, por që nuk arriti të shënonte më në pjesën e parë.
    Kësisoj 45 minutat e para të kësaj sfide i takuan Milanit dhe përfunduan me rezultat 0-1 në të mirë mysafirëve.

    Por skuadra e Giampaolos nuk arriti ta mbajë epërsinë në pjesën e dytë.
    Vendasit e përmbysën epërsinë e mysafirëve për katër minuta me autorin e njëjtë të dy golave.

    Kapiteni i Torinos, Andrea Belotti fillimisht realizoi për 1-1 në minutën e 72-të pas asistimit të Rincon.

    Katër minuta më vonë, Belotti shënoi edhe njëherë për epërsinë e parë të Torinos.

    Rast të 100% për ta barazuar rezultatin pati polaku Piatek në minutën e 95-të, por që goditja e tij u prit nga Sirigu për të mbetur rezultati ai i minutës së 76-të, 2-1 në të mirë të Torinos.

    Torino pas kësaj fitore ngritët në pozitën e gjashtë në tabelë me nëntë pikë, ndërsa Milani ndodhet në vendin e 13-të me vetëm gjashtë pikë pas pesë ndeshjeve.

    Në ndeshjen e ardhshme, Torino luan në udhëtim te Parma, derisa Milani pret Fiorentinën në San Siro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!