×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Bendtner tregon sërish se është ‘mbret’: Copenhagen shet të gjitha fanellat brenda 17 orësh

    Reporteri
    04 Shtator 2019 | 11:02

    Dyqani i klubit danez FC Copenhagen ka shitur zyrtarisht të gjitha fanellat e të rriturve dhe gjithçka është për shkak të nënshkrimit të ri Nicklas Bendtner.


    Ish-sulmuesi i Arsenalit u bashkua me klubin e tij të vendlindjes nga kampionët norvegjez të Rosenborg BK në një marrëveshje deri në fund të vitit, dhe ardhja e tij ka sjellë me siguri një lëvizje mes tifozëve.

    Në hapësirën prej 17 orësh, faqja e internetit e FC Copenhagen u rrëzua menjëherë dhe fanellat e para të sezonit 2019/20 nuk janë më në dispozicion.

    E gjithë kjo pasi ‘Bendtner 32 ’arriti t’i shes të gjitha fanellat e klubit në kohë rekord.

    Pas një dite të ngarkuar në dyqanet e klubit, menaxheri i dyqaneve të klubit danez, Martin Nohr, tha se ata kurrë nuk kanë shitur kaq shumë fanella brenda 24 orësh.

    “Ka pasur një interesim të madh në sigurimin e fanellës sonë të re të shtëpisë me ‘Bendtner 32’ në pjesën e pasme, që do të thotë që fanellat janë shitur në të gjitha madhësitë”, ka thënë fillimisht ai për BT.DK, transmeton Telegrafi.com.

    “Ne jemi në një nivel të paparë vitet e fundit kur bëhet fjalë për shitjen e fanellave, dhe ekziston një interes i madh për fanellat tona për momentin.

    “Asnjëherë nuk kemi shitur kaq shumë fanella në një ditë!”, përfundoi Nohr.

    Bendtner do të stërvitet me shokët e tij të ri për herë të parë sot (e mërkurë) në terrenin e trajnimit dhe mezi pres të filloj me skuadrën daneze.

    “E di se është një mundësi shumë e veçantë dhe do të bëj gjithçka në fuqinë time për ta shfrytëzuar atë për katër muajt e ardhshëm”, ka thënë Bendtner pas nënshkroi.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!