×
  • Sport
  • Sport

    Benzema: Largimi i Messit nuk ndryshon rëndësinë e El Clasicos

    Reporteri
    16 Tetor 2021 | 13:53

    “El Clásico” mes Barcelonës dhe Real Madridit do të jetë krejt me një fytyrë tjetër.


    Në këtë përballje s’do të jetë Lionel Messi, derisa Ronald Koeman ka probleme shumë në fazën e sulmit.

    Sido që të jetë, për Karim Benzeman, El Clasico nuk ndryshon për asgjë në botë, as ani pse më i miri në histori s’do të jetë më.

    “Për mua, është ende e njëjtë. Ende është ndeshja më e mirë për t’u parë. Nuk ka rëndësi se cilët lojtarë janë, cilët janë larguar ose cilët do të vijnë. Real-Barça është historike. Emrat ndryshojnë, por para kësaj ishte Zidane, Ronaldinho, Ronaldo, Eto’o. Real-Barça do të jetë gjithmonë Real-Barça”, u shpreh Karim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!