×
  • Sport
  • Sport

    Benzema mungon në stërvitje, s’dihet a do të paraqitet në “El Clasico”

    Reporteri
    17 Mars 2023 | 22:01

    Real Madridi do të vazhdojë të monitorojë gjendjen fizike të Karim Benzemas përpara udhëtimit të tyre për në “Camp Nou”.

    “El Clasico” do të zhvillohet të dielën, nga ora 21:00.

    Kjo ndeshje ka rëndësi të madhe edhe për faktin se mund të vendosë gjithçka sa i përket titullit të kampionit.

    Barcelona prin në tabelë me 65 pikë, nëntë më shumë se Real Madridi.

    “Los Blancos” mund të hyjnë në këtë ndeshje me një mungesë të madhe, atë të Benzemas.

    Francezi pësoi një lëndim në mesjavë kundër Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, ndeshje në të cilën ai shënoi gol.

    Carlo Ancelotti konfirmoi pastaj se e largoi Benzeman nga loja si masë paraprake, teksa Reali triumfoi 1:0 dhe u kualifikua për në çerekfinale.

    “Marca” ka raportuar se 35-vjeçari nuk iu bashkua në seancë stërvitore pjesës tjetër të skuadrës pas kthimit të tyre në Valdebebas dhe u stërvit vetëm në palestër.

    Ancelotti thuhet se tani do t’i japë Benzemas deri në minutën e fundit për të dëshmuar aftësinë e tij dhe do të rrezikojë nëse është nevoja për të luajtur me të, shkaku i rëndësisë së madhe që ka kjo përballje. /Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!