Ylli veteran i Real Madridit, Karim Benzema, ka vendosur të largohet ballëlartë nga klubi madrilien, pas 14 vitesh, njofton Gazeta Online Reporteri.net.
Sulmuesi francez ka vendosur t’i japë fund periudhës së tij në kryeqytetin spanjoll dhe të pranojë një ofertë rekord nga Arabia Saudite.
Kontrata e fituesit të Topit të Artë skadon më 30 qershor dhe ai ka vendosur të mos e zgjasë qëndrimin e tij në Real Madrid.
Njoftimi do të bëhet nga Karim Benzema në një konferencë për shtyp që është organizuar për këtë rast.
Lajmi u bë i ditur nga gazetari Gianluca Di Marzio.
Me Los Blancos, Benzema shënoi 353 gola dhe dha 165 asistime në 647 ndeshje në të gjitha garat, duke fituar gjithsej 23 tituj të ligës gjatë kohës së tij në Spanjë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.