Dimitar Berbatov beson se Mario Mandzukic do të ishte përgjigja e problemeve te Manchester United, por pranon formën e dobët të ‘Djajve të Kuq’, duke thënë se aty do ta kishin probleme dhe Lionel Messi me Cristiano Ronaldon.
Sulmuesi në pension, që fitoi dy tituj të Premierligës, ka pranuar se Ole Gunnar Solskjaer nuk ka rekrutuar opsione të mjaftueshme për fazën e sulmit.
“Afati kalimtar i dimrit duket se do të jetë i vështirë dhe në fushë Manchester United nuk janë duke u paraqitur si ekip në këto momente. Nuk ka rëndësi se sa të mirë jeni, Messi dhe Ronaldo mund të shkojnë atje, por edhe ata do ta kishin vështirë sepse skuadra nuk po tregon lojë”, ka deklaruar Berbatov, përcjell lajmi.net.
“Kur shisni dy sulmuesit tuaj kryesor, duhet të sillni të paktën një”.
“Të gjithë mund ta shohin se Manchester United ka nevojë për mbështetje, Anthony Martial është i lënduar, dhe nuk kanë një tjetër golashënues vërtetë të fortë”.
“Ata kanë talent te lojtarët e rinj por në të njëjtën kohë kanë nevojë për dikë si Mandzukic”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.