Nesër me fillim nga ora 20:45, do të zhvillohet takimi ndërmjet Çekisë dhe Kosovës, duel ky në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.
‘Dardanët’ edhe pse me mungesa të mëdha, do të mundohen që në Plezen t’i marrin pikët e plota, shkruan Reporteri.net.
Kjo ndeshje po cilësohet nga shumë ekspert si ‘finale’ e madhe, pasi do të vendos për fatin e Kosovës në Evropian.
Ndërkaq, para ndeshjen foli edhe mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, i cili tha se e gjithë skuadra do të mundohen që ta japin maksimumin për këtë ndeshje:
“Atmosfera ne grup është e mirë, ushtrimet ne Prishtinë i kemi kaluar mirë, kështu që jemi të gatshëm me e jep maksimumin për Kosovën”, tha fillimisht Berisha.
“Unë gjithmonë jam i gatshëm, nuk e kam atë problem edhe me kombëtaren kam realizu ushtrime ekstra, që me qenë 100 përqind i përgatitur.
“Normalisht qe ne i shohim shanset tona, i kemi mundur në shtëpi dhe pres një rezultat pozitiv dhe në Plezen”, përfundoi ai. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.