×
  • Sport
  • Sport

    Berisha lë Ligën e Kampionëve, prezantohet tek ekipi që lufton për mbijetesë

    Reporteri
    06 Korrik 2019 | 19:04

    Pas 3 sezonesh te Atalanta, Etrit Berisha ka ndërruar skuadër, por jo kampionat.


    Kosovari ka nënshkruar me skuadrën tjetër italiane SPAL.

    Berisha kreu sot vizitat mjekësore dhe më pas u prezantua nga drejtuesit e klubit të Spalit, ku u transferua me formulën e huazimit një vjeçar me të drejtë blerjeje.

    Etrit Berisha luan prej 6 sezonesh në Serinë A, ku pas 3 vitesh te Napoli, verën e 2016-ës iu bashkua Atalantës, me të cilën luajti plot 75 ndeshje, por muajt e fundit humbi vendin e titullarit.

    Për këtë arsye 30-vjeçari nga Prishtina zgjodhi të ndërrojë ambient, për të pasur mundësi të luajë titullar dhe të tregojë vlerat e tij në kuadratin e portës së Spalit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!