×
  • Sport
  • Sport

    Berisha me probleme shëndetësore, mungon për ndeshjen e radhës

    Reporteri
    03 Shkurt 2020 | 17:15

    Nesër nga ora 18:30 skuadra ku luan futbollisti kosovar, Valon Berisha do të luaj kundër skuadrës Kaiserslautern, mirëpo për Fortuna Dusseldorf nuk do të paraqitet Berisha.


    Sipas klubit gjerman problemet muskulore e detyrojnë futbollistin e Kombëtares së Kosovës të mos udhëtoj së bashku me skuadrën për ndeshjen e radhës.

    “Muskujt e tij janë të sforcuar dhe është më mirë nëse ai qëndron në shtëpi” ka thënë trajneri i Berishës.

    Po ashtu kjo skuadër do ta përballet në këtë ndeshje edhe me mungesën e portierit të tyre i cili po ashtu është i lënduar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!