Futbollisti i Kombëtares së Kosovës Valon Berisha, ka thënë se është i zhgënjyer pas humbjes prej 2:0 në ndeshjen miqësore ndaj Jordanisë.
Berisha tha se jo vetëm ai, por të gjithë futbollistët e Kosovës kanë dashur të marrin një rezultat më të mirë, por që nuk patën shumë fat.
“Normal, që rezultati është i zhgënjyer pasi të gjithë kemi dashur të marrim një rezultat më të mirë në këtë miqësore. Secili duhet të nisemi nga vetja dhe të flasim për paraqitjen që e patëm. Duhet të japim maksimumin, ndonëse besoj se të gjithë u angazhuam maksimalisht. Filluam në mënyrë shumë pasive dhe e pranuam golin. Pas pranimit të golit, u munduam të kthehemi por nuk ia dolëm. Pas kësaj ndodhën gabimet tjera dhe pranuam edhe golin e dytë”.
Ai theksoi se i vjen marre nga humbja prej Jordanisë.
“Me vjen marre që kemi humbur ndaj Jordanisë dhe duhet të reagojmë më shpejtë. Kështu që, ndaj Greqisë do të shkojmë atje të tregojmë fytyrën tonë të vërtetë dhe të marrim një rezultat pozitive. Duhet ta harrojmë këtë ndeshje dhe të reagojmë ndaj Greqisë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.