Besart Berisha është një nga sulmuesit më të mirë shqiptar. Berisha aktivizohet për Western United në elitën e kampionatit australian.
Ai ka shënuar 15 gola këtë sezon, duke u renditur në vendin e tre-të të listës së golashënuesve.
Arritje e madhe kjo, duke parë edhe nivelin e futbollit në këtë vend. Jo vetëm kaq, pasi shpeshherë e kemi parë teksa kthehet prapa për të ndihmuar skuadrën.
35 vjeçari ka luajtur më parë për Melbourn Victory, Brisbane Roar, Burnley dhe Horsens.
Western United renditet në vendin e shtatë me 30 pikë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.