Berisha: Nuk arritëm të bëjmë asgjë, kjo është paraqitja më e dobët e jona

Çekia ka arritur që ta mposht Kosovën me rezultat minimal në 2:1. ‘Dardanët’ nuk arritën që ta mbajnë epërsinë e krijuar qysh në minutën e 50’të me golin e shënuar nga Atdhe Nuhiu.


Pas kësaj ndeshje e që për shumë kosovarë ishte zhgënjyese, foli mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha. Ai ndër të tjera tha se kjo është paraqitja më e dobët e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Sipas tij gjatë kësaj ndeshje ka munguar plotësisht koordinimi mes lojtarëve të Kombëtares, çka çoi edhe tek rezultati aktual.

“Pjesa e parë ka qenë shumë e dobët, as pasime me njëri tjetrin nuk kemi pasë, kurrfarë kombinimi qysh kemi pasë në ndeshjet e tjera.

“Sot nuk kena mujtë me ja ba vi diqysh. Është paraqitja më e keqe që kemi pas deri tash, në ndeshjen ma të rëndësishme. Është shumë vështirë me e pranu këtë humbje. E dimë që e kemi edhe një mundësi me lujtë kundër Maqedonisë  dhe me u kualifiku, por sot u kanë momenti. Të kishim lujtë veç 50 përqind të potencialit që e kemi na si ekip, kishum mujtë me ba ma mirë”, u shpreh ai. /Reporteri.net