Bernard Berisha është shfaqur në konferencën për shtyp pas stërvitjës që Kosova sot e mbajti në stadiumin Fadil Vokrri
Anësori i Akhmat Grozny është shumë i lumtur që është ftuar nga Bernard Challandes dhe kësaj radhe pret edhe që të ketë minutazhë, shkruan Reporteri.net
Berisha nuk ka zhvilluar akoma asnjë minutë në fushë në një ndeshje zyrtare të Kosovës dhe një gjë të tillë pret ta bëjë kundër Çekisë.
“Për mua gjithmonë është kënaqsi të jem pjesë e Kosovës, pavarësisht se a ftohem a jo, kryesorja është Kosova me ecë përpara,” ka thënë Berisha.
“Trajneri dhe të gjithë e dinë se unë jam në formë dhe dua ta jap më të mirën për Kosovën. Nuk e di pse nuk më është dhënë mundësia akoma në ndeshje zyrtare, e kam prit këtë moment, është momenti im trajneri e di që unë jam këtu për lujt dhe shpresoj që ka me ndihmu Kosovën dhe shpresoj që të arrijmë një fitore.
Ai tutje ka folur edhe për mungesat e shumta që ka Kosova, por thekson që skuadra ka kualitet pavarësisht se mungojnë disa lojtarë shumë të rëndësishëm.
“Realisht kemi shumë mungesa, por këtu kemi shumë talenta, Çekia është favorite, por ne do të mundohemi që me arrit me fitu lojën, pasi nuk kemi tjetër zgjidhje. Synimi jonë është që të fitojmë dhe t’i bëjmë të gjithë krenarë,” përfundoi Berisha. /Reporteri.net/