Valon Berisha ka thënë se i është përjetësisht falenderues prindërve të tij, të cilët pavarsisht se e rritën djalin e tyre jashtë Kosovës, ai flet për mrekulli gjuhën shqipe
Ylli i Kombëtares së Kosovës në intervistën e fundit ka treguar shumë gjëra nga jeta e tij, shkruan Reporteri.net
“Ndihem shumë mire me shokët e skuadres, ndihem sikur në shtëpi, kjo na çon neve përpara se jem djem te ri,” ka thënë Berisha.
Valoni ka lindur në Malmo të Suedisë, por pavarëisisht se është rritur jashtë territorit të Kosovës, ai gjuhën shqipe e flet jashtëzakonisht mirë.
“Kjo është falë prindërve, faleminderit Zotit na kanë nejt gati prej që jem kanë fëmijë, nuk bën me harru gjuhën, nuk e di qysh kisha mujt me shku në Kosovë e mos me fol shqip.
Ai tutje ka treguar se Norvegjia i kishte ofruar gjithçka, por ai vendosi që të luante për vendlindjen e tij, Kosovën.
“Norvegjia më ka ofru çdo gjë për me nejt te ta, por zgjedhja ime ishte Kosova,”. /Reporteri.net/