Është e tepërt të vësh në diskutim forcën e Anglisë, kundërshtares së radhës së Shqipërisë në eliminatoret e Botërorit.
Kapiteni Etrit Berisha, në konferencën për shtyp para kësaj sfidë, premtoi se kuqezinjtë do të tentojnë më të mirën për t’ua bërë të vështirë jetën anglezëve.
“Anglia është një skuadër e fortë, nëse merren lojtaret që ka në përbërje, kanë potencial shumë për të krijuar raste dhe për të fituar ndeshjet. Ne i dimë kualitetet e tyre, po e përgatisim sa më mirë këtë ndeshje.”
Mungesa e Kumbullës: “Kumbulla është lojtar në rritje, por kemi edhe të tjerë që janë të mirë dhe janë të gatshëm për një paraqitje pozitive.”
Presioni para Anglisë: “Anglia është një ekip shumë i mirë, një nga më të mirat në botë, presioni nuk është aq i lartë, jo aq sa ndeshjet e tjera, sikurse ndaj kundërshtarëve të drejtpërdrejtë. Do të mundohemi t’ia bëjmë të vështirë, që të dalim edhe me pikë.”
Fitorja minimale me Andorrës: “I dinim vështirësitë me Andorrën, sepse i njihnim kundërshtarët, fituam dhe më pas Kombëtarja ka shumë kohë pa luajtur me një skuadër si Anglia, kjo është një ndeshje unike dhe shpresojmë të marrim një rezultat pozitiv. Jemi gati.”
Emrat e mëdhenj tek Anglia: “Lojtarët kanë shumë cilësi, luajnë në kampionatin më të fortë në botë, Kane dhe Sterling janë dy lojtarë që kanë patur shumë ndeshje me Anglinë, janë dy më të rrezikshmit”. /SS/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.