Visar Berisha ka realizuar një gol jashtëzakonisht të bukur për Ballkanin në sfidën kundër Vushtrrisë
Ballkani e mposhti 5-2 Vushtrrinë në kuadër të javës së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Reporteri.net
Në këtë takim u shënua ndoshta njëri nga golat më të bukur në histori të futbollit kosovar.
Kapiteni i Ballkanit, Visar Berisha shënoi prej një distance rreth 35 metra nga gjuajtja e lirë. Goditja e tij përveç që kishte fuqi të madhe pati edhe saktësi me topin që përfundoi aty ku qëndrojnë merimangat.
Në videon e mëposhtme mund ta shihni golin e bukur të Berishës.
Kujtojmë që një gol të ngjashëm kishte shënuar edhe Cristiano Ronaldo gjatë kohës kur ishte pjesë e Manchester Unitedin. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.