Bernard Berisha sot tregoi paraqitje të mrekullueshme për Akhmat Groznyn në përballjen kundër SKA Khabarovsk
Akhmat Grozny e mposhti pas penalltive SKA Khabarovsk në kuadër të 1/16 të Kupës së Rusisë, ndeshja pas 120 minutave përfundoi 2-2, shkruan Reporteri.net
Bernard Berisha u inkuadrua në lojë në minutën e 66-të për të dhuruar spektakël më pas dhe për ta ndihmuar Akhmahtin që të kualifikohet tutje në Kupën e Rusisë.
Ylli kosovar shënoi gol të bukur në minutën e 72-të, ndërsa edhe më bukur realizoi gjatë ekzekutimit të penalltive, ku mposhti portierin me një panenka.
Gjatë ndeshjes pejani kishte bërë një driblim fantastik ku e kishte trullosur mbrojtësin kundërshtarë.
Në videon e mëposhtme mund të shihni pak magji dhe golat e Berishës nga loja e hapur dhe nga penalltia. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.