×
  • Sport
  • Sport

    Bernard Berisha i çon sinjale Challandesit, shënon gol në Kupën e Rusisë

    Reporteri
    25 Shtator 2019 | 17:02

    Bernard Berisha e ka ndihmuar Akhmat Groznyn që të kualifikohet në rundin e ardhshëm në Kupën e Rusisë


    Akhmat Grozny mposhti pas penalltive SKA Khabarovsk në kuadër të 1/16 të Kupës së Rusisë, shkruan Reporteri.net

    Berisha në këtë takim u inkuadrua në minutën e 66-të dhe pas vetëm 10 minutave në fushë arriti ta gjente golin. Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 1-1, në vazhdime të dy skuadrat shënuan edhe nga një herë, derisa fituesi u desh të përcaktohej pas penalltive.

    Te Akhmati penalltinë e parë e goditi Berisha, i cili shënoi, ndërsa duhet përmendur që edhe Odise Roshi realizoi nga pika e bardhë.

    Rezultate imazhesh për bernard berisha odise roshi akhmat groznyKujtojmë që Berisha është duke kaluar formë të mrekulleshme te Akhmat, ndërsa me Kosovën akoma nuk ka pasur minutazhë, por ndoshta Challandes në ndeshjet e tetorit do t’i jap hapësira mesfushorit nga Peja. /Reporteri.net/
    Rezultate imazhesh për bernard berisha bernard challandes

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!