Fundjavën e kaluar në botën e atletikës u përmend vetëm një emër, keniani Edward Zakayo Pingua, jo aq shumë për shkak të fitores në maratonën e Ligës së Diamantit, por për shkak të pamjes së tij, transmeton Reporteri.net.
Në të vërtetë, Pingua zyrtarisht është një 17-vjeçar, por të gjithë ata që e panë pyesnin vetën nëse data e tij e lindjes ishte shkruar gabim certifikatën e lindjes.
Nga Klubi i tij Benfica dhe Komiteti Olimpik Kenian, pretendohet se data është e saktë ishte se ai ka lindur lindur më 25 nëntor të vitit 2001.
Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF) verifikoi moshën e tij, kështu që Pingua garoi në Kampionatin Botëror U18 2017, ku mori vendin e dytë dhe Kampionatin Botëror U20 2018 ku fitoi medaljen e artë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.