×
  • Sport
  • Sport

    BILD ndryshon mendimin për Rashicën pas ndeshjes me Dortmundin

    Reporteri
    06 Shkurt 2020 | 11:44

    Milot Rashica është njeriu kryesor te Werder Bremen


    Ylli nga Kosova shkëlqeu në ndeshjen kundër Dortmundit që ishte e vlefshme për Kupën e Gjermanisë, shkruan Reporteri.net

    Werderi fitoi 3-2 me Rashicën që shënoi gol në këtë përballje dhe pati një paraqitje të mirë.

    Gazeta e njohur gjermane ‘BILD’ para ndeshjes me Dortmundin kishte shkruajtur se Rashica ka pësuar rënie të formës.

    Por, pas ndeshjes me Dortmundin, e njëjtë gazetë përgëzoi Milotin dhe foli për rekordin që e arriti me klubin.

    22 vjeçari ka shënuar gol në 6 ndeshje radhazi me Werder Bremenin në kuadër të Kupës së Gjermanisë dhe kështu ka shënuar një rekord. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!