×
  • Sport
  • Sport

    Biletat e ndeshjes Kosovë-Çeki po shiten në t’zezën, kuku çfarë çmime!

    Reporteri
    07 Shtator 2019 | 11:46

    Kanë mbetur më pak se katër orë deri në fillimin e ndeshjes Kosovë-Çeki, derisa biletat vazhdojnë të shiten në tregun e zi


    Kosova është nikoqire e Çekisë me ndeshjen që do të luhet nga ora 15:00 në stadiumin Fadil Vokrri, e cila është e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020, raporton Reporteri.

    Interesimi për ta përcjellur këtë takim ka qenë i madh dhe biletat janë shitur në kohë rekorde, por disa prej biletave më pas kanë përfunduar në tregun e zi.

    Sot biletat po shiten katërfish më shtrenjtë në tregun e zi. Bileta që kushton 10 euro, po shitet 40 euro. Të interesuarit madje mund t’i gjejnë lehtë pasi njoftimet gjenden në rrjete sociale.

    Ndryshe, tashmë është bërë zakon që një pjesë e biletave të ndeshjeve të Kosovës të shiten në tregun e zi. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!