×
  • Sport
  • Sport

    Birra dhe vallëzim deri në mëngjes, ditëlindja e yllit të skuadrës tërbon PSG-në

    Reporteri
    22 Shkurt 2020 | 10:00

    Një tjetër stuhi mediatike ka vërshuar ndaj dhomave të zhveshjes së PSG-së, por që këtë herë nuk ka të bëjë me rezultatet në fushë, të cilat për hir të së vërtetës nuk është se janë nga më të mirat. Shkak ka qenë një festë në 48 orë distancë nga humbja ndaj Borusias së Dortmundit.


    Me “regji” të Uanda Narës, parizienët kanë festuar tri ditëlindje njëherësh. Përveç 27- vjetorit të Ikardit, 33-vjeçarja ka kontribuar me një festë gjigante ku janë festuar njëkohësisht edhe ditëlindjen e Edinson Kavanit (33 vjeç) dhe Angel Di Marias (32 vjeç). Thuajse e gjithë organika e PSG-së ka qenë e pranishme me përjashtim të Marko Verratit, por këto festime jo vetëm që kanë acaruar tifozërinë, e cila ankohet për një imazh aspak serioz të klubit, por i kanë ngritur nerva edhe trajnerit Tuhel.

    Pas festës së Nejmarit në fillim të muajit, teknikut gjerman i është dashur të “kapërdijë” një tjetër “trimëri” të skuadrës së tij. Po aq e vërtetë është se në mbrëmjen e festës ekipi ka qenë pushim, por dje futbollistët janë paraqitur në stërvitje me pak orë gjumë dhe me regjim të ndikuar ndjeshëm nga menyja me bazë hot-dogësh dhe birash me shumicë.Capture

    Sipas raportimeve mediatike, festa ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit, teksa lojtarët janë shfrenuar duke kërcyer, madje disa syresh kanë hequr edhe rrobat pa iu druajtur faktit që kërcimet e tyre do të përfundonin brenda pak orësh në të gjitha portalet. Në fakt, agjencitë e lajmeve janë furnizuar fuqishëm nga imazhe fotografike dhe video që të pranishmit kanë publikuar në rrjetet sociale personale.festa

    Nga e gjithë kjo rrëmujë duket se më shumë nga të gjithë ka përfituar Uanda Nara, e cila ka prezantuar edhe një linjë kozmetike të cilën e ka promovuar me shumë nga fytyrat e njohura të pranishme në ditëlindjen e trefishtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!