Klubi i Romës ka reaguar ndaj titullit “Black Friday”, që e përdori gazeta italiane “Corriere dello Sport”, duke thënë se është veprim i gabuar i këtij mediumi.
Titulli i shoqëruar me fotografitë e mbrojtësit të Romës, Chris Smalling dhe sulmuesit të Interit, Romelu Lukaku, ishte bërë para derbit të së premtes mes këtyre dy ekipeve.
“Qëllimi i artikullit të gazetës ishte pozitiv. Por titulli ka lënë në hije gjithë mesazhin kundër racizmit që përmbante ky artikull”, ka thënë Paul Rogers, zyrtar i lartë i Romës.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Interit që tha se do të kundërshtojë çfarëdo forme të diskriminimit, transmeton Koha.net.
“Futbolli është pasion, kulturë dhe vëllazëri. Ne gjithmonë do të kundërshtojmë diskriminimin”, ka shkruar Inter në rrjetet sociale.
Ndaj artikullit të gazetës ka reaguar edhe klubi i Milanit që deklaroi se është shembull tipik i injorancës mbi racizmin.
Gazeta “Corriere dello Sport”, ka tentuar të mbrojë artikullin duke thënë se ishte lëshim i paqëllimshëm.
“Të bardhë, të zinj, të verdhë. Të mohojmë dallimin është një gabim tipik i racizmit që shprehin anti-racistat”, thuhej në një editorial të gazetës italiane.
Interi është lider i Serie A me 37 pikë, derisa Roma pozicionohet në vendin e pestë me 28 pikë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.