Ka përfunuar tërheqja e shortit për Kampionatin Botëror 2022 i cili do të mbahet në Katar, transmeton Reporteri.net.
Ndërkaq Zvicra do të përballet me Serbinë, ndeshje kjo e cila kishte ngjallur shumë emocione kur kishte triumfuar Zvicra ndaj Serbisë me rezultat përfundimtar 2-1.
Ndërkaq, golat ishin shënuar nga dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka e Xherdan Shaiqiri.
Mediumi “Blick” i ka kushtuar një shkrim të shkurtër kësaj ndeshje menjëherë pas shortit, ku përmendët ‘shqiponja e Xhakës dhe Shaqirit’.
“Në vitin 2018, Zvicra u kualifikua si nënkampione e grupit pas Brazilit dhe përpara Serbisë për raundin e 16-të – falë fitores 2-1 në lojën shumë emocionale kundër Serbisë me debatin pasues për gjestin e “shqiponjës dykrenare” nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri”, shkruan ky medium.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.