×
  • Sport
  • Sport

    Blick: Kosova e vuri në siklet Zvicrën, një ndeshje për tu harruar

    Reporteri
    29 Mars 2022 | 21:11

    Kosova ka luajtur baraz 1:1 me Zvicrën në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Letzingrud” të Zurichut.

    “Dardanët” patën mundësi edhe ta fitonte krejt lojën.

    Kosova kaloi e para me Milot Rashicën.

    Gazeta zvicerane i ka kushtuar një artikull kësaj ndeshje.

    Në artikull vlerësohet lartë loja e kombëtares tonë.

    “Zvicra luftoi për një kohë të gjatë dhe nuk kishte përgjigje për mysafirët e disiplinuar”, shkruan në artikull.

    Sipas këtij shkrimi kjo ndeshje është për t’u harruar nga skuadra helvetike.

    “Për Zvicrën është një lojë për t’u harruar. Lufta e radhës serioze do të jetë pas më pak se dy muajsh në Ligën e Kombeve kundër Republikës Çeke”, shkruan në artikullin e Blick.ch

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!