Gazeta më e madhe zvicerane “Blick” i ka dalë në përkrahje Granit Xhakës pas një mori kritikash që mori nga mediet helvete. Në një editorial të saj gazeta shprehet se futbollisti shqiptar meriton të mbetet kapiten i kombëtares.
Për disa medie të rëndësishme zvicerane duhet të rishikohet nëse Granit Xhaka meriton shiritin e kapitenit të kombëtares pas polemikave që sërish nxiti ndeshja kundër Serbisë.
Megjithatë, ndryshe nga ato, redaktori i futbollit në “Blick”, Christian Finkbeiner, kritikoi të gjithë ata që po sulmojnë Granit Xhakën, duke i quajtur popullsitë.
“Mediet si ‘NZZ, ‘Weltwoche’ apo ‘SRF’ që financohen nga fonde publike – kërkojnë që t’i hiqet shiriti i kapiteni Granit Xhakës. Polemika në fjalë është populliste, sepse Xhaka është lideri natyral i kësaj skuadre”, shkroi ai.
Në editorialin e tij Finkbeiner e ka arsyetuar pjesërisht edhe festën e futbollistit shqiptar, qoftë edhe atë me fanellën me emrin Jashari.
@reporteri.net “Unë jam shqiptar, me babë e babgjysh, e me gjak. Edhe e dinë krejt bota”. @granit.xhaka.34 #fyp #albanian #switzerland #shqipe #xyzbca #kuqezi?? ♬ original sound – Reporteri
“Duke parë historinë familjare të Xhakës, babai i tij ka qenë i burgosur dhe i torturuar në ish-Jugosllavni, si dhe duke parë provokimet e vazhdueshme nga pala serbe – pjesërisht është e arsyetueshme dhe e mirëkuptueshme (reagimi i futbollistit shqiptar)”, shkroi ai.
Sidoqoftë, edhe “Blick”, ashtu edhe si mediet tjera zvicerane, shprehet se megjithatë një festim i tillë nga Xhaka nuk duhej ndodhur, pavarësisht rrethanave – edhe pse nuk pajtohet se duhet shndërruar në një instrument të linçimit për mesfushorin 30-vjeç.
“Ta veshësh fanellën me emrin Jashari është një provokim politik që nuk vend në fushën e blertë të futbollit”, saktësoi “Blick”.
Gjithsesi, vlen të cekët që Xhaka me këmbëngulje ka arsyetuar që një gjest të tillë e ka bërë në përkrahje të bashkëlojtarit të tij, Ardon Jasharit – dhe assesi nuk ka dashur të përçojë mesazhe apo kauzë politike.