×
  • Sport
  • Sport

    “Blick” tregon se sa futbollistë kosovarë luajnë në futbollin zviceran

    Reporteri
    29 Mars 2022 | 16:11

    Krahas Kombëtares së Zvicrës në futbollin zviceran luajnë shumë lojtarë me origjinë nga Kosova, përcjell Reporteri.net.

    Në bazë të mediave zvicerane aktualisht, 6930 persona (futbollistë), përfshirë këtu futbollistët seniorë, vajzat dhe fëmijët, me pasaportë të Kosovës që luajnë në futbollin zviceran.

    Ndërkaq, sa u përket dy ligave kryesore, “Super League” dhe “Challenge League”, në 17 nga 20 klubet e tyre luajnë futbollistë me rrënjë nga Kosova.

    61 futbollistë profesionistë me prejardhje kosovare luajnë në Zvicër, njofton mediumi zviceran “Blick”.

    Aarau, Winterthur e Stade Lausanne-Ouchy kanë më së shumti shqiptarë në ekip, secili prej tyre nga 7 futbollistë me origjinë nga Kosova, të ndjekur nga Schaffhausen me gjashtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!