×
  • Sport
  • Sport

    Blla, blla, blla: Folni çka të doni, këto statistika tregojnë se sa më i mirë është Firmino sesa Kane

    Reporteri
    27 Tetor 2019 | 11:05

    Liverpooli e pret në Anfield sot Tottenhamin e cila është në një krizë të madhe të rezultateteve.


    Kjo sfidë pritet të dhurojë një luftë fasionante, kjo për shkak të stilit që kanë dy sulmuesit e skuadrave, Harry Kanes së Tottenhamit dhe Roberto Firminos së Liverpoolit, shkruan Reporteri.net

    Futbolli modern është i mbushur me lloje të ndryshme të numrave 9 dhe Firmino e Kane janë një shembull perfekt se sa shumë mund të dallojë një pozitë e njëjtë.

    Janë harruar ditët kur sulmuesi duhej me çdo kusht të ishte fizikisht i fortë, një prezencë e madhe në ajër apo i shpejtë si drita rreth zonës. Firmino dhe Kane na kanë bindur se të jesh njeriu i duhur për sistemin e duhur është definicion i vërtetë i kualitetit.

    Por, sipas statistikave, Harry Kane prinë bindshëm sa i përket golave të shënuar, por prezenca e Firminos në sulm është më frytëdhënëse për bashkëlojtarët e tij.

    Përderisa Kanë është gjithçka rreth golave, Firmino është edhe për asisistimin e bashkëlojtarëve, për shanse të krijuara, për pasime, e gjithçka tjetër.

    Këto statistika tregojnë se Firmino është krucial në suksesin e skuadrës së Klopp në Evropë dhe se nuk duhet me patjetër që të shënosh vetëm gola që të njihesh si një sulmues i fortë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!