×
  • Sport
  • Sport

    Bllokohen llogaritë bankare të Chelseat, s’ka para as për karburant të autobusit

    Reporteri
    11 Mars 2022 | 21:22

    Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, u godit me sanksione të enjten në mëngjes nga qeveria e Britanisë, me klubin që u mbrojt nga një licencë qeveritare.

    I përshkruar nga qeveria britanike si një “oligark pro-Kremlinit”, Abramovich është sanksionuar me ngrirje të aseteve dhe ndalim udhëtimi, shkruan The Athletic.

    Chelsea ka marrë një “licencë speciale”, që do t’i lejojë klubit të Premier Leagues të luajë ndeshjet dhe që “stafi të paguhet dhe ata që kanë bileta sezonale të ndjekin ndeshjet”.

    Megjithatë, ka kufizime të rëndësishme se për çfarë parash mund të shpenzohen dhe si mund të shpenzohen.

    Me ngrirjen e llogarive bankare, do të thotë se Chelsea aktualisht ka mbetur pa karburant për autobusin e ekipit.

    Ekipet në përgjithësi përdorin autobusë për të udhëtuar ndërmjet hoteleve dhe stadiumeve të futbollit – si për ndeshjet në shtëpi ashtu edhe jashtë saj.

    Licenca kufizonte sa mund të shpenzohej për udhëtime. Klubit i lejohet të shpenzojë “kosto të arsyeshme të udhëtimit për në dhe nga ndeshjet”. Por kostoja e udhëtimeve të tilla nuk mund të kalojë “20 mijë funte për lojë për ekip”.

    Chelsea nuk do të duhet të ndryshojë itinerarin për udhëtimin e tyre në Lille, në kuadër të Ligës së Kampionëve, pasi udhëtimi është paguar tashmë. Kjo nuk do të ndikojë as për ndeshjen e së dielës kundër Newcastles.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!